Aksident tragjik në Lezhë, vdes shoferi - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shpejtësia i ka marrë jetën 32-vjeçarit Eduard Nika nga Lezha. Aksidenti ndodhi mëngjesin e së enjtes në fshatin Tale, kur Nika ka humbur kontrollin e makinës duke përfunduar në kanal. Për shkak të terrenit të vështirë është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve, për të nxjerrë makinën nga uji. Policia dyshon se 32-vjeçari ka humbur jetën nga mbytja në ujë. Aksidenti, nga të dhënat e para besohet se ka ndodhur për shkak të shpejtësisë dhe lagështisë në rrugë. Ndërkohë, mbrëmjen e të mërkurës rreth orës 23:30 pesë makina u përfshinë në një aksident në qytetin e Vlorës. Shoferi qe shkaktoi përplasjen e automjeteve ka pësuar dëmtime të lehta në këmbë. Ai është shoqëruar nga policia për të dhënë shpjegime. Dyshohet se ai po lëvizte me shpejtësi dhe për shkak të saj ka humbur kontrollin.

Recommended