Rama: BE të ketë kujdes me Ballkanin - News, Lajme - Vizion Plus
  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama paralajmëron se Europa mund te përballet me nje makth, nëse rajon i Ballkanit ?çmendet? per shkak te nxjerrjes se mundshme jashtë axhende te procesit te anëtarësimit ne Bashkimin Europian. Ne nje interviste per ?Politico?, kreu i qeverise thekson se ne kete rast rajoni mund te shndërrohet ne nje zone gri, ku aktoret e tjerë do te kishin me shume ndikim sesa Bashkimi Europian.?Ekziston nje mungese mirëkuptimi, apo nje mungese vizioni kur nuk kupton se ky rajon ka nevoje per Europen, por edhe Europa ka nevoje per rajonin, per nje Europe me te sigurte. Si mund te jete unioni i sigurte nese Ballkani çmendet? Si mund te lejoje Bashkimi Europian ne zemër te tij nje zone gri, aty ku aktoret e tjere te mund te kene me shume ndikim sesa vete unioni? Kjo eshte e pakuptimte sa i perket sigurisë.?Sipas Rames, nese dështon perspektiva e anëtarësimit per Ballkanin Perëndimor, vendet e tij do te kërkonin bashkimin ne forma te tjera.?E vetmja mënyrë per ta mbajtur Ballkanin ne këtë mënyrë funksionimi te paqte dhe bashkëpunuese eshte perspektiva e BE-se, per ta mbajtur gjithnjë perspektiven te qarte, per ta ruajtur emocione pozitive per unionin. Askush nuk do te preferonte te kthehej nga vetja duke kerkuar bashkime me te vogla, te gjithe duan te bashkohen ne unionin e madh. Por nese nuk ka shprese, nuk ka perspektive, nuk ka hapësira, atëherë mund te ndodhin edhe unionet e vogla.? Ne lidhje me platformën e partive shqiptare ne Maqedoni, Rama rikonfirmon se vetëm ka ndërmjetësuar takimin mes krerëve shqiptare dhe se akuzat qe platforma është shkruar ne Tirane, janë gënjeshtra.
Recommended