Operacioni antidrogë i Frotex në det të hapur, zbardhen detajet - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia italiane ka zbardhur detajet e operacionit të datave 6-7 prill i cili çoi në sekuestrimin e rreth 1.5 tonëve marjuane të trafikuar me skaf nga Shqipëria drejt Italisë. Ne operacion u përfshihen forcat ajrore dhe detare të 4 shteteve, Itali, Greqi, Shqipëri dhe Portugali, te koordinuara nga misioni europian Frontex. Operacioni u zhvillua natën e 6 prillit, pas sinjalizimit te ardhur nga Guardia di financa italiane për nisjen e gomones nga brigjet shqiptare ne drejtim te Kalabrisë. Pasi kanë zbarkuar ngarkesën me drogë në brigjet e komunës së Lokrit në Kalabri, skafistët janë larguar me shpejtësi. Menjëherë ka nisur ndjekja e gomones nga ajri dhe ne det, qe ka zgjatur deri ne orën 16.43 minuta të datës 7 prill. Pas disa të shtënave paralajmëruese me armë në ajër, skafistët janë dorëzuar në afërsi të Kretës. Si rezultat i operacionit, tre skafistet janë arrestuar ne det, ndërsa 4 persona te tjerë janë arrestuar ndërsa rikuperonin në brigjet italiane ngarkesën me drogë, e cila është sekuestruar, se bashku edhe me gomonen.

Recommended