Shqipëria e Kosova me rritjen më të madhe ekonomike - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria dhe Kosova janë dy vendet që kanë udhëhequr rritjen ekonomike në rajon për vitin 2016. Sipas të dhënave paraprake, shtetet me rritjen më të vogël janë Bosnje Hercegovina, Maqedonia, Turqia etj Referuar këtyre shifrave, mund të thuhet se Shqipëria është duke ju larguar efekteve të krizës dhe se ka hyrë në rimëkëmbjen ekonomike. Investimet e huaja janë një nga treguesit që kanë dhënë ndikim në këtë rritje. Në daljen për shtyp para mediave, Ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha se institucioni qe ai drejton mbështet nisëm e guvernatorit për dekurajimin e përdorimit të euros. Sipas tij, gradualisht një nga masat që do të ndërmerret është reduktimi në tregun vendas i disa transaksioneve në valutë. Banka e Shqipërisë ka lançuar nisëm e saj për të deeuroizuar ekonominë, më qëllim që të forcojë rolin e saj në politikën monetare. Kjo kërkese e drejtë e Bankës Qendrore për ekspertët e ekonomisë, nuk pritët të gjejë zbatim të gjerë në ekonomi, për aq kohë sa 70 % te tregtisë e kemi me vendet e Bashkimit Europian.

Recommended