Bashkia dhuron 2 mijë rrënjë ullinj banorëve pranë zonës së Parkut të Farkës

  • 7 years ago
Bashkia e Tiranës do t?u shpërndajë rreth 2 mijë rrënjë ullinj familjeve që jetojnë pranë liqenit të Farkës, të cilat së bashku me pemët dekorative do të krijojnë kurorën e gjelbër të tij. Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte sot pasdite në aksionin e radhës për mbjelljen e fidanëve të rinj në Parkun e Farkës, ku theksoi se bashkia po mban një tjetër premtim ndaj qytetarëve.

?Po i dhurojmë komunitetit dy mijë pemë ullinj, që do të thotë se respektojmë pronën e tyre, por po u japim edhe pemët që secili prej tyre të gjelbërojë pjesën kufitare të pronës me Liqenin e Farkës. Kështu kemi edhe një lloj bashkëpunimi, ku pjesa nga shëtitorja deri në liqen investohet nga bashkia, kurse nga shëtitorja e lart mbjellja e rrënjëve të ullirit u mbetet qytetarëve?, tha Veliaj.

Ai deklaroi se Parku i Farkës po merr çdo ditë e më shumë formë, për t?u kthyer në një nga hapësirat më tërheqëse për qytetarët.

Recommended