Kandidatët kryesorë të zgjedhjeve presidenciale - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen të dielën në Serbi, janë 11 kandidatë në listë, ku Aleksandar Vuçiç është favoriti kryesor, një ultranacionalist, dy liberalë proevropianë dhe një kandidat grotesk. ALEKSANDAR VUÇIÇ, 47 vjeç Para se të bënte në vitin 2008 një kthesë liberale dhe proevropiane që i hapi rrugën e pushtetit, kryeministri serb kishte qenë një fajkua ultranacionalist, ministër i Informacionit i Slobodan Milosheviç gjatë luftës së Kosovës. Kryetar i pakontestueshëm i Partisë Serbe për Progres (SNS, qendra e djathtë) dhe të vendit të tij, ai shprehet se ?nuk e fsheh që kam ndryshuar? jam krenar për këtë?. Kundërshtarët e tij e kritikojnë për autoritarizëm, kundërshtimin e çdo kontradikte dhe për theksin e tij populist. Nga ana tjetër ai i vë në pah paaftësinë e kundërshtarëve të tij për të kontestuar lidershipin e tij për shkak të mungesës së mbështetjes popullore.

Recommended