Suksesi i Ermonela Jahos në skenat botërore - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ermonela Jaho është kthyer në emrin më të lakuar nga kritikët britanikë në faqet e kulturës. Mediat prestigjioze si BBC, ?Financial Times? dhe ?The Independent? e rendisin si artisten me pesë yje që meriton duartrokitjet e kujtdo që po e ndjek në Royal Opera House. ?Ajo është më delikatja e mundshme për rolin në Butterfly. Sopranot tjera mund të këndojnë më fuqishëm, por ajo jep emocionin, dhe të drithëron. Kombinimi i zërit të saj me muzikë është një kombinim perfekt?, shkruan kritika e ?Financial Times? për Ermonela Jahon dhe rolin e saj në Royal Opera në Londër. ?Times? shkruan se Ermonela di ta çojë publikun deri në lot me performancën e saj, dhe këtë e ka treguar qysh me rolin e saj në Suor Angelica. Jaho po performon në Londër në rolin e saj në Operën e famshme të Puçinit - ?Madama Butterfly?, ndërsa rolin e saj në shfaqjet e tjera pritet ta marrë sopranoja, Maria Martinez.

Recommended