Shkarkohet kreu i policisë së burgjeve Petrit Koshaj - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shkarkohet nga detyra drejtori i përgjithshëm i policisë së burgjeve, Petrit Koshaj. Duket se kërkesën për shkarkim e ka bërë Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi emri i Koshajt doli ne disa shkelje qe dyshohet se ish-drejtori i burgjeve Artur Zoto ka kryer gjatë ushtrimit të detyrës. Një javë më parë, prokurorja Elisabeta Imeraj mori në pyetje kreun e policisë së burgjeve për skandalin e tenderëve të ushqimeve, ku më herët ishin arrestuar drejtorit i burgjeve Artur Zoto dhe zëvendësi i tij, Iljaz Labi. Ndërkohë, Petrit Koshaj dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke transferuar të burgosur, kundrejt përfitimit te vlerave te konsiderueshme monetare. Por akuza, ka gjetur edhe një shkelje tjetër të Koshajt. Burimet i thane Vizion Plus se Koshaj ka lejuar qe Emiljano Shullazi të kurohej në një spital civil, pa njoftuar prokuroren e çështjes. Koshaj u emërua nga ish-ministri Manjani ne dhjetor te vitit 2015, ndërsa urdhri i shkarkimit per te është firmosur nga ministri i drejtësisë Petrit Vasili.

Recommended