Frikë nga vullkani Etna në Itali - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shpërthimi i një krateri të vullkanit Etna në Itali, ku u lënduan 10 persona pak ditë më parë ka shkaktuar probleme edhe për fluturimet. Aeroporti i Catanias qëndroi për disa orë i mbyllur, për shkak të hirit vullkanik, qe kishte rënë në pistë. Gjatë natës së të premtes dhe orët e para të mëngjesit u ndaluan fluturimet për të bërë të mundur pastrimin e pistës. Që nga mesdita e kësaj te shtune ato kanë rinisur. Përsa i përket uljeve, ato janë kufizuar vetëm në pesë avionë në ore. Vullkani Etna është riaktivizuar prej disa ditësh dhe llava e dalë nga krateri rrezikoi jetën e disa turistëve dhe një grupi xhirimi të rrjetit BBC. Autoritetet italiane megjithatë, thanë se nuk ka rrezik për banorët e zonave pranë tij. Spektakli i krijuar prej vullkanit ende aktiv vijon te tërheqë qindra vizitore.