Asnjë shans për reformën zgjedhore - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reforma zgjedhore rrezikon të dështojë. Një javë pas shtyrjes me një muaj të mandatit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, socialistët përgjegjësinë ia faturojnë opozitës. Por sipas Taulant Ballës, edhe nëse nuk do ketë reformë zgjedhore, ligji aktual është bazë shumë e mirë për garën e 18 Qershorit. Balla nuk sheh asnjë mundësi për shtyrjen e zgjedhjeve. Sipas tij, ka një dekret dhe nuk mund të ketë mundësi të rishikimit të tij. Në komisionin e reformës zgjedhore, palët kanë prezantuar propozimet e tyre. Për opozitën kryesore është votimi dhe numërimi elektronik, ndërkohë që mazhoranca ka vënë theksin tek administrimi i zgjedhjeve në nivelet e dyta e te treta t?u kalojë nëpunësve civilë. Po ashtu, në tavolinën e komisionit janë mbi 50 rekomandimi nga OSBE/ODIHR.

Recommended