Basha: Kush i fryn bojkotit bën gabim, do të ketë zgjedhje të lira - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, partitë opozitare do të dorëzojnë ultimatumin me shkrim për zgjedhje të lira dhe të ndershme.? Vendimi politik i opozitës per te mos u regjistruar ne zgjedhje është zyrtarizuar nëpërmjet nje shkrese te depozituar ne KQZ, edhe pse është e paqarte se çfarë qëllimi ka kjo lëvizje, kur KQZ është nje institucion, i cili ka detyre vetëm te zbatoje kodin elektoral. Por lideri i opozitës Basha është kujdesur te sqaroje se kjo strategji nuk çon tek bojkoti i zgjedhjeve. ?Kush i fryn borive të bojkotit, gabohet rëndë. Nuk do të ketë bojkot, do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, do të ketë Republikë të Re, qytetarët do të fitojnë, ju do të fitoni, Shqipëria do të fitojë.? Basha ka theksuar se nuk do te ketë asnje tërheqje nga opozita deri ne krijimin e qeverise teknike.

Recommended