Rihapja e garës për organet e Vettingut

  • 7 years ago
Rihapja nga Kuvendi e aplikimit pranë Avokatit të Popullit për kandidatet që do të jetë pjesë e institucioneve që do të bëjnë Vettingun, për kreun e komisionit te ligjeve është një proces administrativ për të cilin nuk është shkelur kushtetuta.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj është optimist qe komisionet e Vettingut do të ngrihen në seancën e posaçme që Kuvendi do të thërras, pasi Avokati i Popullit të sjelle listat përfundimtare me kandidatet që plotësojnë kriteret.

Pas sugjerimit shkresore të kreut te operacionit të ndërkombëtar të monitorimit që kërkonte një mundësi të dytë për 79 kandidatet që sipas saj përmbushin kushtet formale, por kishin mungesa ne dokumentacioni e kërkuar, parlamenti votoj për t?i dhënë një javë kohë si këtyre aplikantëve ashtu dhe aplikimeve të reja.

Tv Klan

Recommended