Ivanov ankohet për shqipen, letër ndërkombëtareve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov u kërkon ndërkombëtareve te hedhin poshtë platformën e partive shqiptare, si mënyra e vetme per te nxjerre vendin nga kriza politike. Pasi ka refuzuar liderin e LSDM, Zoran Zaev per ta mandatuar per qeverinë po per shkak te platformës shqiptare, ai tashme shpreson qe te kete reagime nga BE, NATO, por edhe nga SHBA. Te gjitha pakënaqësitë per platformën, Ivanov i ka renditur ne nje letër drejtuar presidentit te Këshillit Europian, Tusk, shefit te NATO-s, Stoltenberg, si dhe presidenteve amerikane e turk, Trump dhe Erdoan.Platforma shqiptare u shndërrua në kusht për formimin e qeverisë. Ajo është dokument i miratuar në një shtet të huaj dhe me ndërmjetësimin e kryeministrit Rama dhe te ministrit te Jashtëm. Me këtë platformë rrezikohet sovraniteti dhe pavarësia e shtetit, duke e vendosur nen nënshtrimin dhe varësinë nga një shtet tjetër. Në kundërshtim me Marrëveshjen e Ohrit, platforma është diskriminuese ndaj bashkësive te tjera etnike dhe rrit tensionet ndëretnike. Ivanovi theksoi se refuzimi i platformës do te riktheje stabilitetin ne vend.Denoncimi dhe hedhja poshtë e këtij dokumenti është mënyra e vetme për daljen nga kriza dhe vetëm në këtë mënyrë do të arrihen qëllimet e Marrëveshjes së Përzhinos, do te realizohen reformat urgjente, do te ulen tensionet ndëretnike dhe ndërpartiake dhe vendi do te kthehet ne rrugen e integrimit euroatlantik. Edhe kryetari i VMRO-DPMNE është shprehur kundër platformës shqiptare, qe sipas tij synon federalizimin e vendit.

Recommended