Shtyhet vendimi për Haradinaj, kreu i AAK-së: Ky është një turp! - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot është paraqitur në gjykatën e Colmarit në Francë, e cila ka marrë vendimin që ta shtyjë për 6 prill verdiktin për të. Ai akuzohet nga drejtësia e Serbisë për krime lufte. Nisur nga këto akuza, Prokuroria Speciale e Serbisë, pati paraqitur dhe kërkesën për ekstradimin e Haradinajt në Serbi. Por, gjykata franceze, në seancën e mbajtur më 9 shkurt, nuk vendosi përfundimisht për këtë rast, duke e lënë Haradinajn nën masën e lirimit me kusht dhe duke e shtyrë vendimin për datën 2 mars. Para kësaj seance gjyqësore, autoritetet serbe, kishin deponuar materiale shtesë, çka besohet se kishte ndikuar që gjykata në Colmar, të zvarriste marrjen e vendimit përfundimtar. Por, Haradinaj, kishte deklaruar se fletë-arresti ndaj tij është i motivuar politikisht nga autoritetet serbe. Haradinaj i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ndalimi i tij nga autoritetet franceze nuk është dashur të ndodh fare, ngase fletë-arrestet serbe, ka vijuar ai, janë të pakuptimta. Urdhër-arrestet serbe, ka thënë ai, nuk po respektohen tashmë nga vendet shumë shtete, si Gjermania, Britania e Madhe e vende tjera. Ndalimin e tij në Francë, Haradinaj e ka cilësuar si mbajtje peng, që vjen si pasojë e veprimeve politike të lidershipit të Serbisë.

Recommended