Luiza Gega kërkon suksesin në Europian

  • 7 years ago
Luiza Gega synon një medalje në Evropianin në salla të mbyllura, që do të mbahet këtë javë në Beograd. Atletja shqiptare do të garojnë në 1500 metra edhe pse është kualifikuar edhe në 3000 metra.

Rezultatet në aktivitetet testuese inkurajuan 28-vjeçaren të merrte pjesë në një kampionat të rëndësishëm për salla të mbyllura. Luiza tregon se konkurrenca është e fortë.

Luiza Gega, atlete: Jemi 5 sportiste që jemi në garë për medalje, por asnjëherë nuk mund të thuhet e sigurt.

Synimi madhor i Luiza Gegës është botërori që do të mbahet këtë verë në Londër në stadiumin olimpik. Sportistja që zotëron disa rekorde kombëtare, do të japë më të mirën në 3000 metra me pengesa, ku vitin e kaluar mori medaljen e argjendit në Evropianin e zhvilluar në Amsterdam.

Luiza Gega, atlete: Shpresoj të mos kem dëmtime, pasi nuk më shqetëson asgjë tjetër dhe synoj të renditem mes 5 të parave.

Luiza Gega është fituese e shumë medaljeve ndërkombëtare, ndërsa uli kohën në disa rekorde kombëtare të pathyera për shumë vite./ TV KLAN

Recommended