E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 3! (26 shkurt 2017)

  • 7 years ago
Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN

Është e vështirë që një klasë e tërë të jetë në një mendje por kur vjen puna për profesorin, këto nxënëse nuk kanë dyshime. Mësuesi i tyre nuk është si të tjerët... Përse kanë ardhur ato tek ?Ka një mesazh për ty?? E gjithë jeta është një provim. Profesor Mustafai e kaloi një testim me sukses!

Kronikë e zgjeruar:

Është e vështirë që një klasë e tërë të jetë në një mendje, por kur vjen puna për profesorin, këto nxënëse nuk kanë dyshime. Mësuesi i tyre nuk është si të tjerët. Ada, Adriana, Isara, Silvia dhe Elisa kanë ardhur në programin e ?E Diela Shqiptare? në rubrikën ?Ka një mesazh për ty?. Këto vajza vijnë nga kolegji Mehmet Akif dhe janë në klasën e dhjetë. Motivi i tyre që ishin të pranishme në studio është profesori i turqishtes Mustafai, pasi sipas tyre është një mësues shumë i çuditshëm.

?Mënyra sesi ai e shpjegon mësimin nuk është si të gjithë profesorët e tjerë. Sapo futet në klasë na mahnit me ndonjë surprizë apo gallatë për shembull në mëngjes na thotë ?mirëmbrëma?.

Në studio ishin të pranishëm edhe një pjesë e stafit pedagogjik të këtij kolegji. Profesori Mustafa nuk është tipiku i mësuesve që jemi mësuar të shikojmë. Ai ka një metodikë ndryshe të mësimdhënies, duke ia bërë orën e mësimit më argëtuese saqë nxënësit harrojnë nëse janë në klasë apo janë duke parë një shfaqje në teatër. Por çdo e mirë e ka një të keqe dhe sipas vajzave edhe profesori Mustafa e ka një anë negative të karakterit të tij.

?Ai na bën provime çdo javë dhe janë tmerrësisht të vështira. Gramatika është shumë e vështirë dhe ai duke qenë se na e shpjegon mësimin aq mirë ka edhe kërkesë llogarie. Provimet janë shumë të vështira, por edhe detyrat që na jep janë shumë voluminoze.?

Vajzat kishin përgatitur një plan për profesorin e tyre në studio. Ato kishin përgatitur një provim për të, për t?i marrë ?hak? dhe të testojnë shqipen e tij.

Profesor Mustafa Bej erdhi në studion e ?E Diela Shqiptare? për të dëgjuar mesazhin dhe për të parë se kush ia ka bërë këtë në rubrikën ?Ka një mesazh për ty?. Batutat e tij nuk munguan as në studio. Edhe pse ka marrë nënshtetësinë shqiptare në tetor të 2016, shqipen nuk e flet edhe aq mirë. Vajzat i tregojnë në lidhje me problemin që hasin me profesorin e tyre, kur i jep shumë detyra. Por profesor Mustafa thotë se: ?Shkolla pa detyra është si çaji pa sheqer.?

Profesori i nënshtrohet provimit të gjuhës shqipe dhe detyra e tij ishte të gjente në shqip fjalën turke.

?Unë do të them fjalët në turqisht e ti do të më përkthesh në shqip?

Kirmizi ? E kuqe

Akilli ? I zgjuar

Inek ? Lopë

Pjesën më të madhe të fjalëve që Ardit Gjebrea i kishte përgatitur profesor Mustafait, ai e kaloi me sukses testimin, duke marrë notën 10. Nga ana tjetër vajzat kanë ngelur pa fjalë nga profesori i tyre i dashur.

?Ne jemi shumë të kënaqura, por do t?i bëjmë edhe kërkesën e fundit dhe më të rëndësishmen. Profesor ne kemi dëgjuar që ju nuk do të na ...