Snowden mund të ekstradohet në SHBA - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Mediat ne Rusi shkruajnë se Vladimir Putin është duke marrë në konsideratë dorëzimin e Edward Snowden në SHBA. Sipas tyre kjo gjë mund te ndodhe si nje lloj dhurate per administratën e re te presidentit Donald Trump dhe nje sinjal per gadishmerine e përmirësimit te marrëdhënieve mes dy vendeve. Nje fakt i tille është raportuar edhe nga disa media amerikane, duke cituar burime te inteligjencës, por gjithçka behet me e besueshme nëse vlerësohen marrëdhëniet shumte te mira mes dy presidenteve. Avokati i Edwart Snowden, mohon të ketë dijeni për planet ruse te ekstradimit të klientit të tij, por pranon se nëse ai vjen në SHBA rrezikon të përballet me disa dekada burgim. Snowden ndodhet në Moskë, me statusin e azilantit politik dhe me një leje qëndrimi të vlefshme deri më 2020-ën, kohë që i mjafton atij për të aplikuar për nënshtetësinë ruse. Ai akuzohet nga amerikanet per nxjerrjen e sekreteve kombëtare te Agjencisë se Sigurisë NSA, gje qe shkaktoi nje furtune te vërtete politike e mediave ne lidhje me përgjimet e bëra nga Agjencitë Amerikane te Inteligjencës.

Recommended