Shefja e ONM-së, Calavera: Të paanshëm në procesin e vettingut - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Procesi i Vettingut, jetik për zbatimin e reformës në drejtësi, është gati për të nisur. Paraditen e kësaj të mërkure, në zyrat e Delegacionit të Bashkimit Europian u ngrit Bordi i Menaxhimit, që do të koordinojë punën e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Pjesë e këtij Bordi, i cili drejtohet nga Genoveva Ruiz Calavera, Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, janë gjyqtarë dhe prokurorë të lartë nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në daljen e parë për mediat, si drejtuese e ONM-së, Calavera tha se roli i Bordit do të jetë mbikëqyrës dhe koordinues. ONM do të hartojë një rekomandim për Parlamentin shqiptar, përmes zyrës së Avokatit të Popullit, bëri me dije Calavera, lidhur me përzgjedhjen e kandidatëve për organet e Vettingut. Duke vlerësuar krijimin e një kuadri ligjor të plotë dhe të gjerë për reformën në drejtësi, Calavera rikujtoi rekomandimin e kushtëzuar të Komisionit Europian, për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Ndërkaq, ditën e enjte përfundon afati për aplikimet për Komisionet e Vlerësimit, që do bëjnë Vettingun e të premten nis puna e ONM.

Recommended