Nis shembja e murit në Mitrovicë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka nisur shembja e murit te paligjshëm te ndërtuar nga autoritetet lokale ne Mitrovicën e veriut. Aktualisht, dy ekskavatorë të një kompanie ndërtimore, janë duke bërë shembjen e tij. Një marrëveshje e arritur të shtunën në mëngjes ndërmjet autoriteteve qeveritare në Prishtinë dhe kryetarit të komunës se Mitrovicës veriore, parashikonte shembjen e murit te ndërtuar në afërsi të urës qendrore në Ibër. Marrëveshja u arrit me ndërmjetësimin e Ambasadës Amerikane dhe zyrës se BE-se ne Prishtine. Kryetari i komunës Mitrovica e veriut, Goran Rakic, tha të shtunën në një mbledhje të Kuvendit Komunal, se muri do të hiqet, por ?do të ndërtohet një strukturë e re në zonën e këmbësorëve pak metra më në thellësi?, që do të pamundësojë hyrjen e automjeteve brenda saj. Marrëveshja për heqjen e murit u arrit pas një raundi ?të vështirë? të negociatave në Bruksel, megjithëse asnjëra palë nuk pranoi të deklarohej. Muri në Mitrovicë u ndërtua në fund të vitit të kaluar, në kohën kur pritej rivitalizimi i urës mbi lumin Ibër.