Stop - Te blesh (pa)drejtesine me euro...?! (31 janar 2017)

  • 7 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Emisioni ?STOP? që transmetohet çdo mbrëmje në orën 20.05 në ekranin e Televizionit Klan solli skandalin e rradhës me gjyqtarë e prokurorë. Disa gjyqtarë u bënë sot ?viktima? të vetting-ut, pasi paraqitën dorëheqjen në afatin e fundit të deklarimit të pasurive. Por të tjerë, që i kanë shpëtuar kësaj faze, kanë rënë ?viktima? të kameras së fshehtë të ?STOP?. Gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, me 2000 euro merr përsipër të nxjerrë me minimunin e dënimit, personin në paraburgim Kristjan Leka. Kamera sjell me zë dhe figurë nga pazari e deri te dorëzimi i parave:

Sekseri ? E paska me 25?
Qytetari ? Me 25 apo 26?
Oficeri ? Me 25 e ka.
Qytetari ? E sigurt?
Oficeri ? Po, e pashë unë tani.
Seksesi ? E pe, si kishte thënë mos i thuaj Sulos kishte thënë. A e dëgjove se çfarë tha, o burrë?Po më hyri në mes kuptohet, që do marri dhe ai do i thotë na edhe ti kaq.
Sekseri ? Ky është shoku jonë.
Qytetari ? Çfarë keni bërë, si ju kanë shkuar punët mirë?
Qytetari ? Çfarë? Si i bëhet? E dyta ose e treta.
Oficeri ? E treta, se tha nuk dimë gjë në çfarë faze është dhe kur të mbarojmë gjyqin, po e shoh.
Sekseri ? Sa mund të zgjasë gjyqi?
Oficeri ? Një çerek ore, njëzet minuta.
Oficeri ? Jo, pot ha e bëj, mos?
Qytetari ? Çfarë roli ke këtu ti tani?
Oficeri ? Unë mbuloj Peqinin dhe mbuloj gjykatën.
Qytetari ? Me të shoqërimit?
Oficeri ? E? Ishte vjedhje, dhunë në familje, kundërshtim i forcave të policisë. Dhe ajo thotë, çfarë kërkojnë, që të paktën hë se nuk ke çfarë me i dhënë më tepër, të paktën gjashtë muaj, që t?i bëjë me gjithë këto shtesat. Ka ca klauzola, se janë tre vepra, vetëm kundërshtim i forcave të policisë, sa e ka? Dhuna në familje, një vit, vjedhja?.
Qytetari ? Çfarë mund të bëhet në këtë rast?
Oficeri ? Pyet këtë sa ka, kur është arrestuar, sa ka bërë, që ta shohim.
Sekseri ? Katër muaj e gjysmë.
Oficeri ? I bie dhe 40 ditë burg.
Sekseri ? Le t?i bëjë.
Oficeri ? Dhe i bën mirë.
Sekseri ? Me tre vepra penale qenka?shans i fundit.
Qytetari ? Me një fjalë dhe për 40 ditë burg.
Oficeri ? Të më thotë sa e ka?
Qytetari ? Ok, mirë!
Sekseri ? Dhe 40 ditë burg i bie me bërë.
Oficeri ? Një muaj.
Oficeri ? Dhe këtë seancë se qenka prokuroria në seminar tha, do shtyhet në seancën tjetër tha, mund të ekzekutohet. Po nuk ta nxjerr dot pa pesë muaj e dhjetë ditë.
Oficeri ? Me vdek, s?kam çfarë të bëj, tha. Duhet t?i bëjë, që t?i heqë se janë tre vepra, tha.
Oficeri ? Dhe 2000 euro tha, se jam vet i tretë, se vendos vetëm unë, tha. Është edhe trupi gjykues.
Sekseri ? 2000 euro nuk janë asgjë.
Oficeri ? Po e bëj për ty, tha.
Sekseri ? Kur i do ajo?
Qytetari ? Gjatë javës, po mbaron punë me 2000 euro?
Oficeri ? Po, po! Po tha ajo, i vë vulën të thashë unë.
Qytetari ? Do shihemi.
Oficeri ? Prapë është mirë. Të jesh në Tiranë, pa pesë mijë euro, e kam hëngër unë.
Qytetari ? E ke hëngër ti?
Oficeri ? Pesë mijë e kisha.
Sekseri ? Tan...

Recommended