Dy fshatra i shpëtojnë izolimit në Bashkinë Klos - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej dy muajsh banoret e fshatrave Kurdar dhe Kurqelaj ne Bashkinë e Klosit ishin te izoluar për shkak te bllokimit te rrugës nga rrëshqitja e dherave. Ndërhyrja e forcave te ushtrisë beri te mundur zhbllokimin e pjesës se shembur, sistemin e rreth 3 kilometrave rruge, si dhe rivënien ne funksion te një ure te ndërtuar me pare nga forcat e armatosura. Ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli shfrytëzoi përfundimin e punimeve ne këtë zone per te kujtuar edhe 96-vjetorin e forcës se Xhenios. Ministria e Mbrojtjes theksoi se forcat e armatosura janë te angazhuara per hapjen e rrugëve te bllokuara nga moti i keq, si dhe për shpërndarjen e ndihmave.

Recommended