Kryeministri Rama vizitë zyrtare në Singapor - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Forcimi i bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Singaporit, ishte në qendër të bisedës mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut Lee Hsien Loong. Gjatë këtij takimi, i pari mes dy krerëve të qeverive, theksi u vu në shfrytëzimin e potencialeve dhe eksperiencave që dy vendet ofrojnë në fusha me interes të përbashkët.?Ishte kënaqësi që të dëgjoja nga Kryeministri shprehjen e interesimit për reformat që kemi bërë në Shqipëri si dhe për mundësitë për t?u afruar më shumë dhe për të tërhequr më shumë përsa i përket biznesit. Diskutuam edhe për rajonin. Singapori njohu pak javë më parë Kosovën, një hap shumë i rëndësishëm për Kosovën, por edhe një hap që na afron më shumë?Rama ka evidentuar fushat, ku biznesmenë nga vendi aziatik mund të investojnë në vendin tonë. ?Shqipëria ka disa potenciale të rëndësishme, por fokusi gjithmonë është energjia, nafta, mineralet dhe turizmi. Ka interesim edhe për manifakturën apo agropërpunimin, gjëra të cilat ngjallën shumë interes dhe ishin materia e një diskutimi mjaft interesant. Diskutuam me Kryeministrin edhe për shkëmbime në interesin tonë, për sa i përket administrimit fiskal, pasi këtu ka një dije të madhe dhe një infrastrukturë shembullore për administrim fiskal si dhe për rendin publik, ku Singapori është kampion për sa i përket mënyrës se si e ka të organizuar të gjithë strukturën dhe për mënyrën se si ka arritur të krijojë një hapësirë sigurie të madhe, parashikueshmërie të plotë dhe kontributesh të përbashkëta, në funksion të një shteti mjaft social.?Mes dy vendeve, ekziston një marrëveshje për shërbimin ajror, e nënshkruar dy vite më parë.?Për sa i përket infrastrukturës aeroportuale me fokus në radhë të parë turizmin, ne kemi bërë një punë të madhe këto vite për të krijuar kushtet që tanimë kanë tërhequr interesim shumë të madh, nuk është vetëm këtu, por edhe nga vende të tjera. Besoj që në mandatin e ardhshëm do të kemi padiskutim fillimin e punës për të paktën dy aeroporte të reja.?Gjatë vizitës në Singapor, fokusi do të jetë në rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike mes dy vendeve.

Recommended