Nis gjyqi për vrasësin e policit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Askush nuk do ta njihte personin pas kafazit të hekurit, po të mos tregonte gjeneralitetet e tij. Ky është 30 vjecari David Qosaj, i transformuar pothuajse tërësisht, pas vrasjes së efektivit të policisë Adrian Kodra, 4 muaj më parë në Torovicë të Lezhës. Qosaj nuk shprehu pendesë para gjykatës për krimin e kryer, ndërsa mbrojtja e tij nuk kërkoi gjykim të shkurtuar. Prokurori Blerim Tominaj renditi në seancën e parë ndaj Qosajt rrethanat e vrasjes së policit. Sipas akuzës, 30-vjecari ka tentuar të vrasë dhe 2 efektivë të tjerë. Nga ekspertiza psikike David Qosaj ka rezultuar pa probleme mendore, ndërsa avokatja e tij kërkoi përjashtimin e trupit gjykues, kërkesë kjo e cila nuk u mor parasysh. 30-vjeçari David Qosaj rrezikon burgim të përjetshëm, ndërkohe qe në seancën e parë ndaj tij, nuk u paraqit asnjë nga familjarët.

Recommended