Vendim historik, kujdes me zgjedhjet për koalicionin - News, Lajme - Vizion Plus
  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje dite pasi partitë shqiptare ne Maqedoni arritën nje marrëveshje qe ka ne thelb përkushtimin per realizimin e te drejtave te shqiptareve gjate qeverisjes se ardhshme, ka reaguar Tirana zyrtare. Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm Bushati u përfshinë ne bisedime me krerët politike shqiptare ne Maqedoni ditet e fundit te vitit te shkuar. Përshëndetjen e marrëveshjes, Rama e beri përmes rrjeteve sociale: Hap historik shprehja e vullnetit te përbashkët te partive shqiptare ne Maqedoni: Te drejtat e shqiptareve s?negociohen per karrige qeverie.Ndërsa ministria e Jashtme ne nje deklarate te gjate vleresoi unitetin mes shqiptareve.?Hapi historik i bashkimit te faktorit politik shqiptar ne Maqedoni përben nje moment pjekurie politike, ne te njëjtën kohe nevoje urgjente e avancimit te te drejtave te shqiptareve ne Maqedoni. Republika e Shqipërisë mbështet kete deklarate si nje kornize e përbashkët veprimi e faktorit politik shqiptar ne Maqedoni ne funksion te avancimit te te drejtave, lirive dhe barazive te mundësive mes komuniteteve shtet-formuese ne Maqedoni.?Përtej vlerësimeve, ministria tërheq vëmendjen edhe per rolin vendimtar te shqiptareve ne aleancat paszgjedhore, gje qe kërkon reflektim serioz dhe qetësi e maturi per zgjedhjet qe do te bëjnë.?Ajo per te cilën kemi qene gjithnjë te interesuar është te kuptuarit e rëndësisë momentit nga aktoret shqiptare ne Maqedoni, pasi rezultati zgjedhor e ka bere te qarte se te dy komunitetet ne Maqedoni u kane kërkuar aktoreve politike respektive nje kontrate te re per vendin. Kemi kërkuar dhe punuar per nje platforme gjithep?rfshirese te partive shqiptare ne mënyre qe shumica e ardhshme te jete e qëndrueshme dhe t?i ofroje vendit nje program te ri, ambicioz qe zhvillon e forcon me tej kohezionin social dhe karakterin shumetnik e kulturor te Maqedonisë.?Deklarata e përbashkët e partive shqiptare është përshëndetur edhe nga kryeparlamentari Meta. Meta theksoi se zbatimi i saj eshte i rendesishem per faktorin shqiptar ne rajon dhe per integrimin e Maqedonisë ne NATO dhe BE. Partia Demokratike e vlerëson gjithashtu paktin si lajm inkurajues per avancimin e te drejtave te shqiptareve ne kete vend.
Recommended