SHBA: Kujdes me zgjedhjet! - Vizion Plus - News - Lajme
  • 8 years ago
Një dite pas prezantimit ne Vjene te raportit te kreut te OSBE, janë Shtetet e Bashkuara ato qe i tërheqin vëmendjen klasës politike veçanërisht për procesin e ardhshëm zgjedhor. Nëpërmjet një reagimi zyrtar Misioni i Shteteve të Bashkuara në OSBE jo vetëm kritikon mënyrën e votimit te presidentit por shpreh edhe shqetësimin se mos njëanshmëria qe mbizotëroi ne këtë proces do te vazhdoje edhe gjate periudhës përgatitore për zgjedhjet parlamentare. Sipas Uashingtonit, partitë politike duhet te mos lëne mënjane reformat gjate kësaj periudhe si dhe te angazhohen për një fushate elektorale konstruktive pasi lufta politike e 2011-ës, e dëmtoi imazhin e vendit.
"Fatkeqësisht, zgjedhjet presidenciale të përfunduara në qershor shënuan njëanshmëri të hidhur dhe nuk patën transparencën e duhur, por megjithatë ato ishin shembull paqësor i një praktike themelore demokratike të zgjedhjes së presidentit. Jemi të shqetësuar se mos njëanshmëria që mbizotëroi gjatë gjithë procesit të zgjedhjes së presidentit mund të vazhdojë, apo edhe të shtohet, teksa Shqipëria përgatitet për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm. Ndërkohë që çdo fushatë zgjedhore pa dyshim kryhet energjikisht dhe me luftë të fortë, të gjitha partitë politike duhet të përpiqen të bëjnë fushata konstruktive dhe të bazuara në çështje që Shqipëria duhet të vazhdojë t'i zgjidhë, çështje kritike për vazhdimin e rrugës së integrimit euroatlantik të vendit. Lufta politike që u bë vitin e kaluar për fat të keq zbehu pikëpamjen e botës për Shqipërisë dhe shërbeu të lihej në hije përparimi i madh që ka bërë vendi në 20 vitet e kaluara. Drejtuesit politikë të Shqipërisë duhet të kenë në mendje interesat më të mira të vendit gjatë fushatës zgjedhore që po troket, në mënyrë që të sigurojnë që përparimi i reformave të mos lihet mënjanë për 12 muajt e ardhshëm". Një tjetër shqetësim i ngritur nga amerikanet ka qene zbatimi i kodit elektoral dhe ne mënyrë te veçante zgjedhja e kreut te ri te KQZ. "Do të jetë veçanërisht e rëndësishme të sigurohet që zgjedhja e një kryetari të ri për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të bëhet me proces konsultimi, sa më të paanshëm e transparent që të jetë e mundur. " Reagimi i Shteteve te Bashkuara vjen vetëm një dite pas publikimit te raportit te OSBE ku ngrihej shqetësimi për situatën aktuale politike, zgjedhjet e ardhshme parlamentare por edhe sistemin jofunksional te drejtësisë ne vend.
Recommended