Gripi, fluks në spitale - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Viroza gripale mbipopullon spitalet dhe qendrat shëndetësore. Fëmijët janë pacientet me te shpeshte ne urgjenca. Per shkak te pushimeve te festave, mungesa e te mjekeve ka shkaktuar dyndje ne urgjencat e pediatrisë. Kjo është situata paraditen e 3 janarit ne urgjencën e pediatrisë ne qendrën spitalore Nene Tereza. Vetëm dy mjeke përballojnë gjithë fluksin e vizitave te ardhur kryesisht nga zonat periferike te Tiranës. Prindër dhe gjyshër shprehin irritimin ne lidhje me situatën e krijuar. E njëjte është situata edhe ne rrethe. Mbi 400 paciente te prekur nga gripi paraqiten çdo dite ne urgjencat e pediatrisë dhe qendrat shëndetësore. Shenjat e virusit janë tipike te një gripi klasik, me bllokim te rrugëve te frymëmarrjes, kolle dhe temperature deri ne 40. Sipas specialisteve te Shëndetit Publik, epidemia pritej ne fund te janarit fillim te shkurtit, por përhapja e gripit u favorizua nga moti i ftohte dhe i thate.

Recommended