Konstituimi i parlamentit të Maqedonisë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ketë te premte ka nisur seanca gjate se cilës konstituohet parlamenti i ri i Maqedonisë, i dale nga zgjedhjet e 11 dhjetorit. Ne rendin e dite është edhe zgjedhja e kryetari i ri i parlamentit dhe dy nënkryetareve, por ky votim pritet te mos realizohet e te shtyhet pas vitit te ri. Per zgjedhjen e kryeparlamentarit nevojiten votat e 61 deputeteve nga 120 ligjvënës, c?ka do te thotë se ate nuk mund ta zgjedhe e vetme asnje force politike, pasi nuk e ka kete numër. Zgjedhja e kreut te parlamentit do te jene edhe nje tregues per aleancat e mundshme paszgjedhore per krijimin e qeverise se re. Sipas Kushtetutës, përpjekjen e pare per krijimin e koalicionit qe do te drejtoje vendin, do ta beje partia VMRO-DPMNE e Nikolla Gruevskit, qe rezultoi force e pare me 51 deputete. Por ne rast se nuk arrihet nje marrëveshje, atëherë i takon LSDM-se se Zoran Zaev me 49 deputete, qe te negocioje per qeverinë e re. Shqiptaret me 20 vende ne parlament, do te kenë rol vendimtar ne përcaktimin e koalicionit qeverisës. Nje dite me pare kryeministri Edi Rama priti në zyrën e tij, kryetarët e partive politike shqiptare në Maqedoni, te cilët kane firmosur dokumentin e bashkëpunimit per ruajtjen e interesit te shqiptareve.

Recommended