Plani urbanistik i Tiranës. PD kundër, LSI kërkon transparence - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas nje viti pune per hartimin dhe diskutimin e planit urbanistik te Tiranës, drafti përfundimtar me 3500 faqe mbërrin ne këshillin bashkiak. Ashtu si pritej, projekti është shoqëruar nga debate dhe akuza te forta. Demokratet akuzuan kreun e bashkisë për mungese transparence. Sipas tyre, plani i përgjithshëm vendor ka per qellim betonizimin e kryeqytetit, madje dhe ne parqet ende te paprekur. Kryetari i bashkisë Erion Veliaj sqaroi se plani i Tiranës se 30 viteve te ardhshme, synon nje kryeqytete me jo me shume se 1.6 milion banore. Do te shtohen parqet dhe sipërfaqet e gjelbërta, do te stimulohet lëvizja me biçikleta dhe transporti publik kryesisht ne unazën e dyte dhe te katërt. Ndërsa ka sqaruar edhe qëndrimin e bashkisë ne raport me ndërtimet e reja dhe ndërtuesit. Ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim kërkoi shtyrjen e miratimin te planit urbanistik, për t?i dhënë kohe ankesave dhe sqarimeve te publikut ne lidhje me këtë projekt. Sipas tyre, debati ne këshill duhet te kthehet ne një seance dëgjesash me publikun dhe eksperte. Plani i përgjithshëm vendor ka hyre ne nje maratone te gjate diskutimesh qe parashikohet te vijoje edhe ditën e premte.

Recommended