E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 1! (25 dhjetor 2016)

  • 7 years ago
Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN

Kronike me e zgjeruar: http://tvklan.al/e-diela-shqiptare-emisioni-233/

Kur një marrëdhënie ndërtohet mbi dashurinë nuk ka forcë që ta dëmtojë. Romina një adoleshente e ka ndjerë këtë dashuri nga nëna që e rriti, por jo nga ajo që e lindi, sepse e braktisi që kur ishte fare e vogël. Ajo ka ardhur në rubrikën ?Ka një mesazh për ty? në ?E Diela Shqiptare? moderuar nga Ardit Gjebrea, për të treguar modelin e nënës që e rriti dhe nuk u lodh kurrë së dhënuri dashuri. Romina nuk e ka ndjerë mungesën e nënës, pasi Tefta është kujdesur me shumë dashuri dhe nuk bën dallim nga vajzat e saj, që ka lindur me babin e Rominës. Nëna biologjike i braktisi kur Romina dhe vëllai i saj ishin fare të vegjël, pa ndonjë shkak apo konflikt në familje. Ajo nuk e mendoi dy herë shkatërrimin e familjes që kishte ndërtuar. Vetë Romina tashmë një zonjushë, tregon për momentet kur në jetën e tyre erdhi Tefta, një bekim për to.

Sot kam marrë guximin që të vij këtu për një arsye dhe kjo arsye është nëna ime. Në venat e mia nuk rrjedh gjaku i saj, por pak rëndësi ka kjo sepse ajo ka qenë si një nënë për mua. Si çdo familje shqiptare ne emigruam jashtë vendit, drejt Greqisë.

Nga cili qytet je ti?
Unë jetoj në Sukth.

Sa fëmijë jeni?
Babi im u martua me një grua me mblesëri. Në vitin 1999 linda unë. Babi im bashkë me mamin morën një vendim që të shkonin në Greqi për një jetesë më të mirë. Në vitin 2002 lindi vëllai im në Greqi. Një ditë mamaja jonë na braktis dhe mesa duket ajo nuk ishte e lumtur me ne.

Si ju braktisi?
Iku, u largua nga ne papritmas. Babai im ishte në punë dhe e mori në telefon, por ajo nuk e hapi telefonin. Babai kthehet dhe shikon një letër mbi tavolinë ku shkruhej që unë po largohem. Të dëshpëruar mes një vendi të huaj babai mori një vendim që ne të ktheheshim në fshat, tek gjyshërit e mi.

Sa vjeçe ishe ti në atë kohë?
Unë isha vetëm tre vjeçe dhe vëllai sapo kishte mbushur një vjeç.

Kishte probleme me babin?
Jo fare. Kishim një jetesë shumë të mirë, normale, të qetë.

Ke folur ndonjëherë me babin për këtë gjë?
Jo asnjëherë. Nuk kam pas guximin që të flas me babin.

Ju nuk keni asnjë lajm se ku ndodhet mami?
Jo nuk dimë asgjë. Ajo nuk e ktheu asnjëherë kokën mbrapa, që kishte shkatërruar një familje. Më pas babi merr vendimin për t?u kthyer në Shqipëri dhe një vit më vonë martohet me një grua tjetër. Në familjen tonë erdhi një engjëll, se kështu ishte për mua dhe vëllain tim. Një heroinë për të gjithë familjen. Në fillim mendoja që nuk do të na donte, sepse kur nuk donte mami im, si do të më donte një nënë tjetër. Por ishte komplet ndryshe sepse na donte me gjithë zemër.

Kur erdhi në familjen tuaj nëna tjetër, çfarë kuptoje ti, çfarë ndjeje?
Atë e ndjeva si nënë dhe që ditën që erdhi unë i thërrita mami dhe jo njerkë apo t?i thërrisja në emër.

Si i?ua prezantoi babi juve?
Kjo është një mami e re, që po vjen në shtëpinë tonë dhe na e prezantoi edhe pse ne i...

Recommended