LSI e PS përplasen për reformën zgjedhore

  • 7 years ago
Pas përplasjes me Partinë Demokratike për koncesionin e laboratorëve, Lëvizja Socialiste për Integrim ka shkëmbyer në distancë replika edhe me Partinë Socialiste. Kësaj radhë shkak i përplasjes mes dy aleatëve në qeverisje është bërë reforma zgjedhore. Në një dalje për mediat nënkryetari i LSI-së, Luan Rama kërkoi nga PS e PD të ulen për të miratuar me konsensus rekomandimet e OSBE-ODIHR-it, duke e cilësuar për klasën politike test të radhës miratimin sa më parë të reformës zgjedhore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, bashkëkryetari i Komisionit të posaccëm të reformës zgjedhore e cilëson të pavend rrolin e LSI-së si arbitër duke fajësuar njësoj PD-në e PS-në në këtë proces. Balla thotë se Luan Rama duhet ta dije se PS dhe LSI janë bashke ne Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe kane qëndrime plotësisht te dakordesuara mbi rekomandimet e OSBE/ODHIR-it. Po ashtu vijon postimin e tij Balla, Luan Rama me siguri e di që kemi një muaj që presim që PD të behet pjese konstruktive e punës se komisionit për ta mbyllur reformën. Prandaj Luan Rama le t'i bëjë thirrje PD siç i bëjmë edhe ne po ashtu, sepse roli i dyfishte i skuadrës dhe arbitrit nuk ka më asnjë kuptim!

Tv Klan

Recommended