BDI dënon sulmin ndaj Ahmetit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkimi Demokratik per Integrim ka dënuar ashpër incidentet e shënuara te dielën ne Kumanove gjate vizitës se kryetarit Ali Ahmetit dhe delegacionit qe e shoqëronte. Nje grup qytetaresh, kryesisht familjare te komandant Shqiponjës, te ekzekutuar gjate trazirave ne Kumanove, dolën per te protestuar, duke qëlluar me gurë makinën e kreut te BDI-se. Policia ka nisur menjëherë hetimet dhe ka shoqëruar disa nga protestuesit ne komisariat, por mediat raportojnë se vete kreu i BDI-se ka urdhëruar qe te mos preken asnjë nga ata qe dolën ne rruge kundër tij. Vete Bashkimi Demokratik per Integrim eshte shprehur se dhimbja e banoreve te Kumanovës eshte keqpërdorur per qëllime politike.Sipas kesaj force politike, prania e madhe e qytetareve ne takimin elektoral qe u zhvillua me pas tregoi se banoret e Kumanovës e mbështesin Bashkimin Demokratik per Integrim.

Recommended