Grabitja e çiftit të moshuar: Si na drejtuan armën

  • 7 years ago
Familja e një emigranti në Angli ra pre e një grabitjeje me armë mesnatën e të premtes duke u gdhirë dita e shtunë.

Sipas rrëfimit të çiftit të grabitur, autorët kanë qenë tre persona të maskuar me bluze me kapuç. Për disa minuta, agresorët kanë terrorizuar në lagjen Paskuqan 2, një çift të moshuarish që jetonin me vajzën e tyre të paralizuar.

Autorët kanë mundur t'i marrin çiftit, një shumë prej rreth 30 mijë lekësh të reja, një sasi bizhuterishë dhe një veturë ?Volkswagen?, të cilën e braktisën pranë rezervuarit të Paskuqanit.
Shkurte Kurbibaj, rrëfeu momentet e tmerrit për Televizionin Klan.

?Pasi ka rënë dera e ballkonit u ngrit burri, ndezëm dritat këtu brenda sepse jashtë i mbajmë fikur ngaqë nuk harxhojmë. Ndezëm dritat këtu, pa kaluar 5 minuta ra dera tjetër. Thyen atë derë pastaj erdhën dhe thyen edhe derën tjetër? me tre pistoleta tek koka.?

Në momentin e grabitjes në banesë ndodheshin vetëm çifti i të moshuarve dhe vajza e tyre e paralizuar.

Policia ka nisur hetimet për rastin dhe ka shoqëruar mbi 15 persona. Dyshimet e para të policisë janë se autorët mund të jenë banorë të zonës, të cilët njohin çiftin dhe se kanë dijeni mbi faktin se djali i tyre është emigrant në Angli.

Tv Klan

Recommended