Në pritje të Këngës Magjike

  • 7 years ago
Ndër vite është cilësuar si festivali i ndryshimeve. Në stacionin e 18 të ?Kënga Magjike?, 16 zërat e rinj do të ngjiten në këtë skenë pasi fillimisht morën votën e jurisë përgjatë konkurrimit në ? E diela Shqiptare?. Pas shumë vitesh, producenti, Ardit Gjebrea, e zhvendos me një ditë maratonën e konkurrimit. Nata e parë gjysmëfinale do të vijë nesër, ndërsa e dyta të enjten. E premtja është menduar si dita e reflektimit.

Këngëtarët pasi kanë dëgjuar njëri tjetrin, do të japin vlerësimin për këngën më të mirë për 2016-ën, që do të mësohet në finalen e madhe të së shtunës. Para së të mbërrijmë në finale, 47 konkurrentët pjesëmarrës, i gjen të angazhuar më prova në Pallatin e Kongreseve, që deri në fundin e kësaj jave do të pushtohet nga muzika e lehtë shqiptare.

Në skenën e ?Këngës Magjike? e kemi parë si këngëtare. Pas 15 vitesh, Elia Zaharinë do ta shohim në krah të Ardit Gjebreas, për herë të parë si prezantuese.

Recommended