Interes i lartë për të vizituar “Bunkart 2” - News, Lajme - Vizion Plus
  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tabela të varura qe tregojnë si dënoheshin dikur shqiptarët, një xhaketë apo thjesht një tavolinë nën tokë, të çojnë në një tjetër botë, aty ku fati i njeriut varet nga një çimkë, dëshmi apo një fjalë e vetme. E ndarë në 4 korridore që rrëfejnë periudha të ndryshme, nisur nga krijimi i xhandarmërisë më 1913 e deri tek torturat pak para se komunizmi të përfundonte në Shqipëri, bunkeri i dytë në Tiranë që rrëfen historinë përmes artit ka tërhequr shumë vizitorë.?Jam në Tiranë si vizitore dhe kur dëgjova se mund të vizitoja këtë bunker nuk thashë jo. Një pjesë e familjes sime është nga Koreja e Veriut dhe më duket se të tillë histori kemi pasur edhe ne. Jam shumë e impresionuar se sa bukur keni gjetur mënyrën për t?ia rrëfyer brezave të rinj historinë?.E ndërsa rrugëtimi zgjat më pak në dy korridoret e para, ku ekspozohen dokumente, fotografi e materiale nga arkiva e ministrisë së brendshme ndër vite, të gjithë ndalen më gjatë në korridoret që rrëfejnë të vërteta nga hetimet, përgjimet e në fund dënimet e komunizmit. Të errëta e të panjohura edhe për ato që kanë jetuar në kohën e diktaturës duken shumë prej këtyre teknikave, e sidomos tabelat e torturave që përdoreshin pas 1944 në Shqipëri. Nuk mungojnë mes vizitorëve edhe ata që i kanë shpëtuar paq një dënimi. Dhomat e hetuesisë nuk janë të errëta dhe regjistrimet e rrëfimeve të atyre që u dënuan janë të qarta. kopje te dosjeve janë aty po ashtu, diku edhe me emra të fshirë, por gjithnjë në përpjekje për t?ju rrëfyer më shumë nga ajo periudhë e errët e vendit. Bunkeri nisi të ndërtohej në vitin 1981 për të përfunduar 5 vite më vonë. 240 centimetra është vetëm trashësia e pjesës së sipërme të bunkerit, atë kohë të urdhëruar nga diktatori Enver Hoxha e kryeministri Mehmet Shehu. Asnjë prej tyre nuk e pa të përfunduar, ndërsa sot shqiptarët mund të njohin përmes tij disa nga të vërtetat e saj kohe.
Recommended