Basha: Qeveria rendon qytetarët me taksa - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te enjten, Parlamenti do te shqyrtoje buxhetin e fundit te qeverise Rama dhe ky është momenti kur opozita do te listoje te gjitha ato qe ajo i cilëson premtime te pambajtura dhe dështime te kësaj mazhorance. Ne përfundim te mbledhjes se grupit parlamentar demokrat, lideri i opozitës Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Rama se gjate ketij mandati vetem shtoi barrën e taksave mbi qytetaret duke sjelle shembullin e taksës mbi gazin. ?Pse e ka rritur? E ka rritur për t?i shërbyer interesit publik? Jo. E ka rritur se ndërkohë që qytetarët konvertojnë makinat e tyre nga nafta apo benzina në gaz sepse gazi është më i lirë, ky do të mbrojë klientët e tij, duke i detyruar qytetarët të blejnë naftë ose gaz, ose t?ua paguajnë këto para Edi Ramës. Kjo është një masë që nuk ndihmon shoqërinë, nuk e ndihmon interesin publik, nuk i ndihmon qytetarët.?Basha ka analizuar edhe vendimin per rritjen e pagave e pensioneve vetem 3 muaj para zgjedhjeve.?Me rritjen që hyn në fuqi në prill, pagat dhe pensionet nuk rriten me dekret qeveritar por i rrit ekonomia, por ekonomia këtë e ka lëshuar, por me këtë rritje, me dekret qeveritar prapë se prapë në total një pensionist shqiptar do të ketë fuqi blerëse më të vogël se tri vite më parë. 7% më të vogël se 3 vite më parë. 15% më të vogël do ta ketë shqiptari mesatar fuqinë blerëse që varet nga pagat shtetërore, 15 % më të pakët se 3 vite më parë?.Edhe pse e enjtja nuk është dita kur flitet për programet qeverisëse te partive politike, Basha ka theksuar se me ardhjen e pd ne pushtet taksat do te ulen; do te vendoset taksa e sheshtë 9% dhe TVSH 15%

Recommended