Stop - Saga e mundimit e pacienteve te dializes! (09 nentor 2016)

  • 8 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; ?Stop? ka bere per nje dite proven e udhetimit me nje nga pacientet e hemodializes nga Plugu i Lushnjes ne spitalin e Fierit. Skenderi niset me taksi nga Plugu deri ne Lushnje, pasi furgon nuk ka. Me pas shkon ne rotondon e Savres dhe spitalin e Fierit. Gazetarja perllogarit, se kostoja ditore per Skenderin eshte 1500 leke te reja dhe per 13 seanca i duhen 19 500 leke te reja...?!

Gazetarja e ?Stop? sëbashku më një nga pacientët e hemodializës është drejtuar drejt drejtoreshës së Spitalit Rajonal Lushnje për t?i kërkuar një shpjegim në lidhje me këtë problem që ngrenë 39 pacientët. Por ajo shprehet se zbaton urdhrin e ministrisë që thotë:

Urdhri numër 88, datë 20.02.2015

?Urdhëroj që drejtoria e spitalit në rastin e transportit me automjetet e transportit të shërbimit urban të rimbursojë koston e transportit nga banesa në qendrën e dializës dhe anasjelltas.?

Ndërkaq drejtoresha shprehet: ?Brënda këtij urdhri që po citoj tani, zotërinjtë duhet të marrin tarifën e biletës që shkon nga qendra e banimit, të dali tek rruga kryesore, që është shërbimi i transportit urban. Tarifat e autobuzave dhe linjës, që funksionojnë sot me Ministrinë e Transportit sipas distancave, sipas tarifave përkatëse llogaritet dhe iu jap kilometrat që bëjnë. 29 kilometra është distanca nga qendra e Lushjnës dhe qendra e Fierit. Plus biletën e autobuzit sa është kostoja ?X? lek.?

Ndryshe nga sa shkruhet në letër, pacienti tregon që nuk ka një linjë urbani Lushjne - Fier apo autobuz në orën 05.30. Dhe me 40 mijë lekë të vjetra 26 herë në Fier, është e pamundur.

Ndërkohë gazetarja e ?Stop? pyet drejtoreshën në lidhje me buxhetin sesa ka qenë më parë.

?Po çfarë rëndësie ka buxheti?Unë zbatoj këto tarifa dhe këtë urdhër ministri. Nëqoftëse kanë ndonjë gjë zotërinjtë t?i drejtohen ministrisë.?

Por saga e mundimit të pacientëve të dializës çdo ditë e më tepër po bëhet shqetësuese për to.

?Stop? ka bërë për një ditë provën e udhëtimit me një nga pacientët e hemodializës nga Plugu i Lushnjes në spitalin e Fierit. Skënderi niset me taksi nga Plugu deri në Lushnje, pasi furgon nuk ka në atë orar të mëngjesit kur ai niset.Nëse do të niset më vonë ai nuk kap dot seancën e dializës. Më pas shkon në rotondon e Savrës nga ku merr fugon për t?u nisur drejt spitalit të Fierit. Gazetarja përllogarit, se kostoja ditore për Skënderin është 1500 lekë të reja dhe për 13 seanca i duhen 19 500 lekë të reja.

Skënderi ka një pyetje për drejtoreshën e spitalit dhe për ministrin Beqaj:

?Shkoj dot unë me 40 mijë lekë të vjetra deri në Fier dhe ministrit Beqaj që këta kanë urdhëruar që të shkoj me urban? Urban nuk ka që nga Plugu deri në Fier.?

Recommended