Mat, Këshilli Bashkiak i thotë jo ndërtimit të HEC-eve - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këshilli bashkiak Mat ka dale kundër vendimit të qeverisë për ndërtimin e 8 hidrocentraleve në rrjedhën e lumit Mat. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, i cili tashmë është publikuar në faqen zyrtare të kryeministrisë bëhet fjalë për hidrocentralet, koncesionet e të cilave janë dhënë që në tetor të vitit 2012 nga qeveria e mëparshme. Lumi i Matit po shfrytëzohet në maksimum për prodhim energjie, mesatarisht në çdo 5-6 kilometra rrjedhë të tij. Këshilltarët e pranishëm të konsultuar edhe me specialiste, thanë se ky projekt mund të jetë shkatërrues për të gjithë luginën e Matit. Një vendim i këshillit të ministrave i marrë me datë 20 Korrik 2016, jo vetëm që nuk ka pezulluar konçensionin për tre HEC-et, me të cilët janë njohur qytetarët e Klosit. Në total numri shkon në 6 të pandërruar dhe dy të nisur kohë më parë në fillimet e lumit në grykën e Martaneshit.
Recommended