Hahn letër Ramës, Metës e Bashës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje dite përpara seancës se 21 korrikut, Bashkimi Europian ben nje tjetër apel per miratimin e reformës ne drejtësi. Ne një letër dërguar tre liderëve politike Rama, Meta e Basha, komisioneri per zgjerimin Johanes Hahn, zbardh edhe versionin per te cilin kërkohet miratimi me konsensus, i cilësuar si propozimi hibrid, qe per komunitetin ndërkombëtar cilësohet edhe si ?vija e kuqe? qe nuk duhet kaluar.?Pas bisedave telefonike me ju te tre, dje dhe sot, dua te ritheksoj edhe njëherë pikat e mëposhtme te te ashtuquajturit propozim hibrid, i cili është i vetmi ne tryeze. Pikat janë vija te kuqe per komunitetin ndërkombëtar, ashtu siç e kemi theksuar vazhdimisht gjate procesit. Se pari, roli i misionit ndërkombëtar te monitorimit, MNM, duhet te ketë nje baze te qëndrueshme ligjore ne kushtetutën e vendit. Se dyti, e rikonfirmoj, siç e kemi ritheksuar gjate diskutimeve, qe MNM do te paraqesë rekomandime, te cilat nuk jane te detyrueshme ligjërisht. megjithatë, këto rekomandime do te përfshijnë nje arsyetim, ku qëndrimi i marre do te shpjegohet sipas kritereve te përcaktuara ne ligj.?Zyrtari i larte i Brukselit ne fund te letrës se tij shpreh besimin se do te tre liderët do te bien dakord mbi ketë baze dhe reforma te votohet unanimisht te enjten. Versioni i propozuar nga eurokomisioneri ne letrën e tij është i njëjte me draftin aktual te ndryshimeve kushtetuese te paraqitur nga ekspertet.

Recommended