“Jo kapjes së drejtësisë nga Shullazët” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas mbledhjes se grupit parlamentar demokrat, lideri i opozitës Lulzim Basha ka sqaruar pozicionin e demokrateve per reformën ne drejtësi. Dy janë çështjet me te rëndësishme per PD ne këtë reforme; e para numri i votave me te cilat do te zgjidhen anëtaret e institucioneve te reja dhe e dyta arkitektura e sistemit te drejtësisë.?Tek vendimmarrja ne qëndrojmë fort për vende te rezervuara, për arkitekturën, Venecia thotë qarte se arkitektura qe pamundëson kapjen politike është përgjegjësi e legjislatorit. Thënë me shkoqur PD nuk do pranoje kurrë institucione te drejtësisë alla Shullaz e alla Kokedhima dhe kjo nuk duhet t?i vije askujt si çudi se e kemi thënë qe ditën e pare.?Basha ka përsëritur vullnetin per te negociuar, por duke refuzuar çdo presion për kohen.?S?mund t?i behet presion opozitës me kohen. Kemi sugjerimet tona te bazuara mbi standardin europian, po kjo kërkon kohe e jo presion e jo hipokrizi.?Por presionin me te madh per kohen e kane bere ambasadoret. Dhe Basha e ka bere te qarte se reforma me e rëndësishme per opozitën është ajo zgjedhore, pasi sipas tij negociatat për anëtarësim nuk hapen, nëse nuk bëhen zgjedhje te lira e te ndershme.?S?ka negociata pa zgjedhje dhe kjo është koha qe po mbaron, është te biem dakord për zgjedhje te lira e te ndershme gjithçka tjetër është kot?.Por përveç zgjedhjeve, ne listën e prioriteteve te opozitës qëndron edhe dekriminalizimi një beteje qe u nis nga opozita 2 vjet me pare.- See more at: http://vizionplus.al/jo-kapjes-se-drejtesise-nga-shullazet/#sthash.KKxWQRyW.dpuf