FILMI ITALIAN "BURRI ME PANTALLONA TE SHKURTRA" titulli i origjinalit "L'uomo dai calzoni corti" i perket kinemase klasike italiane, viteve te arta te saj. Regjia : Glauco Pellegrini Aktoret: Edoardo Nevola: Salvatore, i quajtur "pagnottella" Edoardo De Filippo: Gennaro Memmo Carotenuto: Nando Francisco Rabal: Mario Julita Martinez: Gina Alida Valli: Carolina. Salvatore, i mbiquajtur "pagnottella", largohet fshehurazi nga Befotrofi i Caltanissetta-s ne kerkim te Nenes se tij qe ne fakt nuk e ka njohur asnjehere. Perpara se t`a gjej Nenen ne Venezia ai pershkon nje etape te gjate ne shume vende dhe qytete si Napoli, Roma e Milano, ku takon njerez te ndryshem qe miqesohen me ate............ Ky film eshte i njohur edhe per spektatorin shqiptar nepermjet TVSH-se se kohes.