Blind Taste| Java 5| Puntata 1, Receta pasta e ftohtë & sallatë mango, luleshtrydhe

  • 8 years ago
Receta 1 : Pasta e ftohtë
1. Ziejmë pastat dhe 2 kokrra vezë për 5-6 minuta
2. Ndërkohë presim hollë bishtat e qepës, gjysmën e selinosë, nenexhik, majdanoz.
3. Ullinjtë i presim në feta, proshutën cotto në kubikë të vegjël dhe pomodorinin në 4 copa.
4. Pasi pasta të ketë zierë, e kullojmë dhe e ftohim duke e shplarë.
5. Qërojmë vezët e ziera dhe i presim me thikë shumë imët.
6. Pasi I kemi prerë vezët i vendosim në një enë dhe i përziejmë me 5-6 lugë vaj ulliri, kripë dhe piper.
7. Në fund përziejmë të gjithë përbërësit duke përftuar pastën pranverore.

Receta2 : Sallatë mango, luleshtrydhe
1. Lajmë sallatën dhe e presim me dorë në copa jo shumë të vogla.
2. Pastrojmë gjysmën e mangos dhe e presim në kubikë sa më të vegjël.
3. Ndërsa gjysmën e mbetur të mangos e presim në kubikë pak më të mëdhenj.
4. Kubikët e vegjël i vendosim në një enë duke i shtuar 3 lugë uthull, 2 lugë vaj, kripë dhe piper.
5. I përziejmë duke përftuar salcën.
6. Në një enë tjetër përziejmë sallatën, 2-3 bishtat e qepës të prerë hollë, luleshtrydhet e prera në kubikë, copëzat e mangos, nenexhikun e prerë trashe dhe salcën që përftuam më parë.
7. I përziejmë lehtë me dorë, pa e shtypur dhe e servirim.
8. Në fund shtojmë arrat e shtypura.

Recommended