Thaçi prezanton stadiumin e ri të Kosovës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i ri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar ndërtimin e stadiumit të ri. Në një koment në facebook, ku pa paraqitur imazhin ilustrues te projektit te stadiumit, kreu i shtetit deklaroi se puna do të nis tashmë që vendi ka mundësi të marrë pjesë në kompeticionet më të rëndësishme ndërkombëtare.?Pas anëtarësimit në UEFA dhe FIFA, kombëtares së Kosovës i duhet një vend dinjitoz për zhvillimin e garave ndërkombëtare. Do të bëjmë çmos, që sa më parë të fillojë ndërtimi i stadiumit të ri në kryeqytet, me kapacitet prej 30 mijë ulëse, i prezantuar kohë më parë. Vetëm kështu, anëtarësimi në UEFA dhe FIFA merr kuptim?.Stadiumi i ri kombëtares së Kosovës do të mendohet të ndërtohet në fushën 14 hektarësh në Bernicë të Prishtinës. Në një intervistë të disa kohëve më parë, drejtori i Departamentit të Sportit pranë Ministrisë së Sporteve ka deklaruar se punimet e stadiumit të ri do te përfundojnë ne vitin 2018.- See more at: http://vizionplus.al/thaci-prezanton-stadiumin-e-ri-te-kosoves/#sthash.JeAXuljv.dpuf

Recommended