Thaçi: S’ka ndarje të Kosovës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti Hashim Thaçi i quajti shqetësues zërat për ndarjen e Kosovës, duke thënë se me apo pa vetëdije ata po i bëjnë jehone idesë se hershme te Serbisë. Kreu i shtetit siguroi se një gjë e tille nuk do te ndodhe kurrë.

 

 ?Fatkeqësisht jemi edhe dëshmitarë të opinioneve dhe lajmeve të rrejshme, që po i quani ju mediat ?Fake news?, jam sot këtu që si president i vendit edhe një herë t?iu siguroj që nuk do të ketë forcë që do ta detyrojë Kosovën të diskutojë, e lëre më të pajtohet me ndarjen e saj.?

 

Thaçi ftoi spektrin politik që të jenë unik, t?i lere mënjane interesat partiake dhe të mos ketë vonesa sikurse për Demarkacionin dhe themelimin e ushtrisë. Presidenti u shpreh i zhgënjyer ne dështimin e kuvendit per te votuar rezolutën e përbashkët për negociatat me Serbinë.



Presidenti theksoi se vijimi i dialogut me Beogradin është shume e rendesishem per te ardhmen e Kosovës.

Recommended