INAGUROHET MUZEU "MARUBI" NË SHKODËR

  • 8 years ago
U inagurua në pedonalen ?Kolë Idromeno? godina e re e muzeut ?Marubi?.

Të pranishëm ishin ambasadorë të akredituar në vendin tonë, kryeministri Edi Rama, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro etj. Fjalën e hapjes e mbajti kjo e fundit e cila tha se ky muze ka një vlerë të jashtëzakonshme. Në fjalën e saj Kumbaro i kërkoi falje Shkodrës, pasi sipas saj nuk është vlerësuar asnjëherë për shpirtin artistik që ka dhe vlerat e jashtëzakonshme që i ka dhënë Shqipërisë. Edhe kryeministri Edi Rama vlerësoi kontributin e Marubëve jo vetëm në Shkodër, por edhe në të gjithë Shqipërinë. Fjalën e tij Rama e hapi me një historik të fototekës ?Marubi? dhe mjeshtrave të fotografisë në Shkodër. Duke përmëndur disa prej veprave të Marubëve, kryeministri vlerësoi historinë e jazhtëzakonshme të Shkodrës dhe kontributin që ajo ka dhënë ndër shekuj, duke shtuar se Shkodra ka qënë historikisht, vend shkollimi e edukimi. Dy prej punonjësve të cilët kanë mbajtur gjallë fototekën ?Marubi? zbuluan pllakatën që ndodhet në hyrje të muzet. Më pas të pranishmit e kanë vizituar atë nga brenda.

/ Star Plus TV /

Recommended