Pas skandalit, përçahet BDI në Maqedoni - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Thellohet kriza ne Maqedoni, ndërsa vendi rrezikon te mbetet dhe pa qeveri të përkohshme. Pas vendimit të BDI-së për të tërhequr ministrat nga qeveria, këta të fundit i kanë dorëzuar dorëheqjen e parevokueshme kryeministrit të përkohshëm Emil Dimitriev. Lajmin e bëjne me dije mediat maqedonase, ndër këtë fakt e konfirmon dhe ministri i arsimit Abdulaqim Ademi, i cili ka postuar në facebook kërkesën e tij. Mes personave të larguar mediat shkruajnë se jane dhe zv/kryeministri maqedonas nga radhët e BDI-së Musa Xhaferri dhe ai për çështjet evropiane, Fatmir Besimi. Sipas të njëjtave burime BDI po përgatitet per te marre pjese ne zgjedhjet e parakohshme me 5 qershor. Përmes një komunikate bashkimi demokratik njofton se shkak për daljen nga qeveria është bërë prodhimi dhe shpërndarja e qëllimshme drejt personave të paautorizuar i disa materialeve të përgjimit.?Me keqardhje konstatojmë se procesi i reformave tashmë është komprometuar fillimisht si pasojë e prodhimit të mijëra përgjimeve të paligjshme dhe më pas edhe të shpërndarjes të tyre në duar të krimineleve me qëllim të keqpërdorimit nëpërmjet të fabrikave të aferave. Procesi u komprometua edhe si pasojë e paralizimit institucional dhe mosreagimit të drejtorive kompetente për të parandaluar degjenerimin e të gjitha përpjekjeve tona për të vendosur sistem të kontrollit të ndërsjellë, si dhe hetimit institucional të përmbajtjes së përgjimeve dhe bartje të përgjegjësisë për çdo keqbërje?.BDI kerkoi një hetim si nga ana e Prokurorisë Speciale ashtu dhe nga organet e tjera kompetente lidhur me përgjegjësit e publikimit të materialeve të përgjimit.