Pas skandalit, përçahet BDI në Maqedoni - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tërheqja e ministrave të Bashkimit Demokratik për Integrim nga koalicioni qeveritar në Maqedoni, duket se është reflektim i një krisjeje serioze brenda partisë. Sikurse raportojnë mediat në Shkup, vendimi i kreut të kësaj partie Ali Ahmeti, ka ardhur pas tensioneve që lindën brenda BDI me prezantimin e një peticioni për largimin nga qeveria te tre zyrtarëve nga qeveria, Zv/kryeministrit Musa Xhaferri, ministrit te arsimit Abdulaqim Ademi dhe ministrit te çështjeve europiane Fatmir Besimi. Kërkesa është përkrahur nga një grupim, pjesë e të cilit janë dy figura të BDI-së Hazbi Lika dhe Fatmir Dehari, të nxitur edhe nga skandali i fundit i përgjimit. Këta të fundit kërkuan tërheqjen dhe reformë të thellë brenda partiake. Përplasja e këtyre dy grupeve ka sjellë ndërhyrjen e kreut të BDI-së Ali Ahmeti, i cili ka tërhequr përkohësisht të gjithë funksionarët qeveritare për të dalë me një qëndrim të ri partiak në ditët në vijim. Mbetet ende e paqartë nëse BDI do të vijojë bashkëqeverisjen me koalicionin e udhëhequr nga kryeministri i përkohshëm Emil Dimitriev, ish-sekretar i përgjithësim i VMRO-DPMNE, që zëvendësoi Gruevskin deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.