ZOGAJ, ZONA TURISTIKE MË NJË RRUGË TEJET TË NGUSHTË

  • 8 years ago
Aksi rrugor shirok -zogaj eshte kthyer prej vitesh ne nje problem serioz per qarkullimin e automjeteve dhe pengese per zhvillimin e turizmit te kesaj zone.

Ngushtesia e kesaj rruge jo vetem eshte kthyer ne nje makth te vertet per drejtuesit e automjeteve, por madje shpesh here eshte bere burim aksidentesh te ndryshme . nderkohe Kalimi nen territorin administrativ te Bashkise se shkodres per fshatin zogaj u shoqerua dhe me premtimin se rruga e tyre do te zgjerohej, por qe atehere nuk eshte ndermarr asnje levizje ne kete drejtim. lagja Zogaj ndonese vetem 7 kilometra larg qytetit te Shkodres ka si lidhje me pjesen tjeter te qytetit vetem nje rruge krejt te ngushte gjarperuese qe nuk mundeson shkembimin e dy makinave me perjashtim te xhepave te rruges rreze malit, ku drejtuesit e mjeteve duhet te ndalen per ti hapur rruge njeri-tjetrit. Mungesa e nje rruge normale ka bere qe banoret e lagjes Zogaj ta ndiejne veten te shkeputur nga qyteti i Shkodres per te mos thene te harruar. Nga ana tjeter Rruga e ngushte njekalimeshe krijon nje problem akoma me te madh sidomos per levizjen e autobuseve me turiste te cilet mberrijne deri ne Shiroke dhe nuk levizin me tej drejt Zogajve vetem per shkak te mungeses se infrastruktures se duhur.

Recommended