Policia shoqëron kreun e AK - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një grup përfaqësuesish të Aleancës Kuq e Zi u përplasën me policinë bashkiake, pasi gjatë protestës bllokuan tre hyrjet e institucionit. Më zinxhirë, dërrasa e drynë, ata gozhduan dyert me qëllim që të mos lejonin hyrjen e kreut të Bashkisë së Tiranës, në shenjë proteste kundër rritjes së taksave, por edhe projektit për ndërtimin e këndit të lojërave te Liqeni Artificial. Kjo solli dhe tensionimin e situatës, ndërkohë që u desh ndërhyrja e policisë, të cilët shoqëruan në komisariatin nr 1 kryetarin e Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu dhe nënkryetarin Flavio Qarri. Sipas policisë, shoqërimi i tyre u bë për shkak se protesta ishte e paligjshme dhe përfaqësuesit e Aleancës, nuk kishin marrë leje për zhvillimin e saj. Nga ana tjetër përfaqësuesit e Aleancës thanë se protestat, nuk do të ndalen. Për rritjen e taksave në Bashkinë e Tiranës, kanë protestuar dhe shoqata të biznesit, ndërkohë që projekti për ndërtimin e këndit të lojërave te liqeni, kundërshtohet nga përfaqësues të shoqërisë civile.