Veseli: Pro Thaçit për president - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa kriza politike ne Kosove nuk duket se po shkon drejt nje zgjidhjeje, kryeparlamentari Kadri Veseli është besimplote se presidenti i ri i vendit do te zgjidhet muajin e ardhshëm. Veseli shprehu mbështetjen e PDK-se per kandidaturën e Hashim Thaçit. ?Jam shumë optimist se në muajin shkurt do të kemi një komunikim edhe më intensiv të pozitës dhe opozitës, ne të njëjtën kohë do të kemi respekt të verdiktit zgjedhor, dhe do të kemi edhe zgjedhjen e presidentit të ri. Deri më tani ne e dimë, kemi një kandidaturë, është zoti Hashim Thaçi, të shohim tjetër. Partia Demokratike e Kosovës, është në përkrahje të fuqishme të kandidaturës së tij.Pas takimit me përfaqësues te shoqatës te te burgosurve politike, Veseli deklaroi gjithashtu se zgjidhja e krizës politike duhet te vije nga institucionet e vendit, ndonëse nuk përjashtoi nevojën per ndihmën e ndërkombëtareve. E per t?iu kundërpërgjigjur thirrjeve te opozitës per zgjedhje te parakohshme parlamentare, kryeparlamentari theksoi se nuk ka asnje motiv per mbajtjen e tyre.

Recommended