Pritet shenjtërimi i Nënë Terezës - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
4 shtatori i vitit te ardhshëm pritet te sjelle shenjtërimin e humanistes shqiptare Nene Tereza. Ati i Shenjte, Papa Françesku njohu përmes nje dekreti mrekullinë e dyte te nobelistes se paqes, shërimin e nje braziliani qe vuante nga disa tumore ne tru. Lajmin e mire per te gjithë besimtaret katolike e dha gazeta ?Avvenire?, publikim i Konferencës se Peshkopëve Italiane. Per mrekullinë kishte folur nje prift ne fillim te këtij viti, duke përmendur lutjet e vazhdueshme te Nene Terezës per shërimin e te sëmurit, çka solli edhe zhdukjen e tumoreve. Kjo ngjarje habiti edhe vete mjeket, qe iu drejtuan kishës. Shenjtërimi kërkon njohjen e dy mrekullive nga Kisha Katolike. Mrekullia e pare e Nene Terezës kishte qene shërimi i një gruaje indiane, qe vuante nga një tumor ne stomak dhe qe iu atribuua ndërhyrjes se mbinatyrshme te saj. Nene Tereza, e cila u nda nga jeta ne vitin 1997 ne Kalkuta te Indisë, ku ia kushtoi jetën përkujdeset ndaj te varfërve, u lumnua ne vitin 2003 nga Papa Gjon Pali II. Ky ishte nje hap drejt shenjtërimit te saj.
Recommended